Në emisionin “Zonë e Lirë” kanë qenë të ftuar në studio ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri dhe këngëtari i njohur, Stresi.

Teksa ishin në backstage dhe po bëheshin gati për të dalë në skenë, Stresi dhe Saimir Tahiri janë ndeshur në korridoret e Tv Klan. Ka qenë ish-ministri Tahiri i pari, ai që i ka folur Stresit, duke e përshëndetur atë.

Një video e këtij momenti është shpërndarë nga reperi në profilin e tij në Instagram, poshtë së cilës ai shkruan: “Kur të flet ish ministri, sa i sjellshëm #bb4life 4 life”.

Kujtojmë që kur Tahiri ka qenë në krye të Ministrisë së Brendshme, Stresi është ndaluar disa herë nga Policia e Shtetit, madje edhe është arratisur.