Emelia Holden është kamarierja 21-vjeçare në Vinnie Van Go-Go's në Savannah, Gjeorgji, e cila ka rrahur klientin pasi ky i fundit e preku atë në të pasme.

Emelia ishte pranë banakut ku po merrte disa menu kur klienti 31-vjeçar, Ryan Cherwinski, kaloi dhe i preku të pasmet.

Menjëherë vajza e tërhoqi nga bluza dhe e përplas pas banakut e më pas e qorton në sy të klientëve ndërsa bashkëpunëtorëve të saj u tha të njoftojnë policinë.

Daily Mail shkruan se 31-vjeçari ishte në një lidhje të gjatë prej 11 vitesh me një grua me të cilën kishin dhe dy vajza të vogla binjake. Dhe ditën kur ndodhi ngjarja burri kishte qenë së bashku me bashkëjetuesen e vet në lokal.