Ish-deputeti Eduart Ndocaj i njohur ndryshe si “kaubojsi”, ishte sot i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, në Tv Klan.

Ashtu siç është shfaqur që në fillim, Ndocaj mbante veshur kapele, xhinse dhe këpucë të ngjashme me ato të kaubosjve.

Gjatë emisionit, Ermal Mamaqi pyeti ish-deputetin: Si i dhe 500 milionë lekë partisë? Ndërkohë Ndocaj tha se i ka investuar në të mirë të qytetarëve.

Jo, jo, po t’i kisha dhënë 500 milionë lekë atij të gjatit do t’i kishte bërë rrush e tuta. Unë kam investuar në fushatë dhe benefit kanë patur qytetarët pasi janë bërë rrugë. Të dhurosh në të mirë të qytetarëve nuk është korrupsion”, tha Ndocaj.