Vjen në jetë fëmija i tretë mbretëror. Dukesha e Kembrixhit ka lindur sot një djalë që peshon 3.8 kg, emri i të cilit nuk është bërë ende publik.

Kensington Palace njoftoi se fëmija ka lindur rreth orës 11:00, pasi Kate u dërgua në spitalin e Shën Marisë në Paddington të Londrës.

Sipas Daily Mail, lindja ka ndodhur pa ndërlikime. Fëmija është stër-nipi i gjashtë i Mbretëreshës dhe Dukës së Edinburgiut dhe vëllai i vogël i Princit George dhe Princeshë Charlotte.