Rekord i ri në sistemin tonë diellor. Zbulohen 12 satelitë të rinj të Jupiterit, që sëbashku me ata të konstatuar deri më sot, janë në total 79. Njëri prej tyre ka ngjallur çudinë tek shkencëtarët, pasi është shumë i vogël, me diametër rreth 1 km dhe ka një orbitë të kundërt me gjithë të tjerët.

Po ashtu ky satelit i vogël rrezikon shpesh të shkaktojë përplasje. Këtë hënë të vogël, që është si një lloj rosaku i shëmtuar, shkencëtarët e kamë pagëzuar me emrin Valetudo, si hyjnia romake e mirëqenies, stërmbesë e Zeusit.

Hënat e reja të Jupiterit janë zbuluar nga planetologët e Institutit amerikan të shkencave Carnegie, në bashkëpunim edhe me universitetet e Arizonës dhe të Hawait dhe studimi është publikuar në revistën Pnas. Studimi kryesohej nga Scott Sheppard, i cili ka theksuar se për të konfirmuar zbulimin e 12 hënave të reja të Jupiterit, shkencëtarëve i janë nevojitur vrojtime që kanë zgjatur një vit.