Zbulimi tronditës/ Diva e muzikës është abuzuar seksualisht kur ishte fëmijë

Postuar: 17/05/2018 - 12:50

Whitney Houston është abuzuar seksualisht kur ishte fëmijë nga kushërira e saj. Lajmi shokues është zbuluar nga familja e saj në dokumentarin e ri mbi divën e muzikës.

Dokumentari 'Whitney' flet për jetën e këngëtares, e cila u gjet e vdekur në vaskë në vitin 2012 në moshën 48-vjeçare.

Mary Jones, tezja e Whitney-t, e cila gjeti trupin e saj të vdekur pretendon se këngëtarja i kishte thënë se ishte abuzuar seksualisht nga Dee Dee Warwick, motra e këngëtares Dionne.

Whitney i kishte rrëfyer tezes së saj se përdhunimi kishte ndodhur midis moshës 7 deri në 9 vjeç.

Sipas Mary, abuzimi seksual vuri në mëdyshje Whitney-n mbi orientimin e saj seksual. Ajo tregoi se ishte heteroseksuale duke u martuar me Bobby Brown.

Martesa e tyre, midis viteve 1992 dhe 2007, ishte e mbushur me dhunë dhe drogë. Vajza e tyre Bobbi Kristina Brown vdiq në 2015-n.

Brown tha se Whitney ishte biseksuale dhe ka qenë lidhur me shoqen e saj më të ngushtë dhe asistenten Robyn Crawford.

Dee Dee Warwick, 18 vite më e madhe se Whitney, u bë e varur nga droga dhe vdiq në moshën 63-vjeçare në vitin 2008.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës, Era Istrefi ka vendosur që ta mbajë vëmendjen e publikut tek ajo.

Kombet e Bashkuara njohin zyrtarisht 195 shtete të botës, ndaj është normale që ndonjërën prej tyre edhe të mos e dimë se ku ndodhet.

Ky është momenti i tmerrshëm kur një shqiponjë e artë mbërthen një vajzë 8-vjeçare, duke i shkaktuar asaj plagë të rënda në trup.

Dy të dashuruar vendosën ti japin fund romancës në të 20-at duke i premtuar njëri-tjetrit se do të martohen nëse do mbeten beqarë.

Will Smith ka një histori suksesi që çdokush do ta kishte zili.

Një specie e re vdekjeprurëse e gjarpërinjve helmues është zbuluar në Australi.

   Vetëm pak ditë më parë çifti i njohur i showbizit shqiptar Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë me vogëlu

Mjaftuan vetëm disa minuta në pasarelë dhe ajo fitoi vëmendjen e të gjithëve.

   Modelja britanike Chloe Ayling, e cila vitin e kaluar u mor peng në Itali për 6 ditë, ka rrëfyer ditët e saj të vështira.

   Patrik O’Well është 44 vjeç dhe që nga mosha 30 vjeç bën xhiron e të gjithë pistave të garave të botës, duke tentuar të shtypë gazin n