Pak ditë më parë, Javier Sanchez-Prieto, shef i përgjithshëm i agjencisë së fluturimeve “Vueling”, deklaroi për mediat se avionët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e Lionel Messit në Barcelonë. Ky lajm u konfirmua më pas edhe nga zyra e aviacionit në Spanjë.

Pas shumë hamendjeve, se përse nuk lejohen fluturimet mbi shtëpinë e fantazistit, arsyeja është zbuluar më në fund. Në zonën e Gavës, ku ndodhet dhe shtëpia e Messit, ka specie në zhdukje dhe zhurmat e avionëve do të shqetësonin këto specie, duke prishur kështu ekosistemin. Për këtë arsye nuk lejohen avionët, në mënyrë që të ruhet jeta e këtyre gjallesave.