Ben Blushi, nga sot Drejtor i Përgjithshëm i "Top Channel"

Postuar: 29/01/2018 - 11:27

Duke nisur nga dita e sotme, Ben Blushi do të jetë Drejtori i Përgjithshëm i "Top Channel". Lajmin e ka dhënë vetë Presidentja e kompanisë, Vjollca Hoxha në një komunikimin që ka bërë me drejtuesit e departamenteve të "Top Channel"-it.

"Kam kënaqësinë të njoftoj të gjithë shikuesit dhe punonjësit e "Top Channel" se duke filluar nga sot z.Ben Blushi do të jetë Drejtor i Përgjithshëm i "Top Channel".

Si një gazetar, shkrimtar dhe politikan që ka vendosur pavarësinë dhe të vërtetën mbi çdo interes, jam e bindur se z.Blushi do të ndihmojë "Top Channel" për të hapur një cikël të ri komunikimi dhe informimi me të gjithë dashamirësit tanë në krejt hapësirën shqipfolëse.

Dua t’i siguroj të gjithë se "Top Channel" i mbetet besnik parimeve tona si një media e lirë, e pavarur dhe profesionale, e cila ka qenë, është dhe do të jetë përherë në shërbim të së vërtetës dhe lirisë së informimit", thuhet në komunikimin e Presidentes Vjollca Hoxha.

Lajmi është publikuar edhe në faqen zyrtare të "Top Channel".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

15 vjet pasi u bë pjesë e "Top"-it, Ledion Liço është po ai që ka qenë.

   Top Channel ka disa muaj tashmë që është përfshirë nga një valë e fuqishme ndryshimesh me njerëz të rëndësishëm që largohen dhe të tje

“Topin e lamë tek ‘Top’-i, këtu do të tregojmë lajme të vërteta në Real Story”.

Imami i xhamisë së Tabakëve, mjaft popullor dhe për rolin aktiv të tij në rrjetet sociale, Elvis Naçi ishte i ftuar sot në Wake Up, ku nd

“Top Channel” ka publikuar në faqen e saj zyrtare të web-it, se gazetari Ylli Rakipi do të nisë emisionin e tij në këtë stacion çdo të en

Platforma Dixhitale Tokësore dhe Satelitore DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende

Pas përfundimit të emisionit “C'est la vie” drejtuar nga bukuroshja Marina Vjollca në televizionin Klan, një tjetër emision me muzikë pri

Mes lëvizjeve të shumta që po ndodhin së fundi në botën e televizionit në vend, gjatë javës së kaluar u zyrtarizua kalimi i gazetarit Yll