Erjona Rusi 'braktis' "Pasditja Ime" për një tjetër ekran, ja ku do e shihni

Postuar: 09/01/2018 - 08:07

Duke nisur që nga fillimi i kësaj jave, gazetarja Erjona Rusi nuk do të jetë më pjesë e emisionit “Pasditja Ime” në TVSH.

Rusi, e cila ishte e “e Hëna blu” e këtij formati, mësohet se do të rishfaqet sërish në “Report TV”, në një tjetër emision televiziv që do të nisë së shpejti. E pyetur nga “Express”, gazetarja tha se kishte kaluar një eksperiencë interesante pranë Radio Televizionit Publik Shqiptar, por tani do të nisë një sfidë të re.

“Për mua, ishte një eksperiencë shumë e bukur, mësova shumë dhe sfidova veten në një format që nuk e kisha provuar më parë. Sa mirë ja dola? Për këtë duhet të pyesim publikun. Por tani kam vendosur të nis një tjetër lloj sfide edhe më të madhe”, ka thënë Rusi.

Gazetare prej më shumë se 15 vitesh, Erjona ka qenë moderatore e lajmeve në “Report TV” për 3 vjet përpara se të bëhej pjesë e “Pasditja Ime” në TVSH.

Sipas “Express”, ajo do të marrë sërish një rol sa i përket moderimit të lajmeve, pasi drejtuesit e këtij televizioni i kanë besuar asaj drejtimin e edicionit qendror çdo mbrëmje në orën 18.00.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Që pas largimit të bujshëm nga “Top Channel”, moderatoren Jonida Shehu e kemi parë të shfaqet rrallë në ekranet tona. 

   Moderatorja  Klea Huta, e cila u bë e njohur si në emisionin “Gjeniu i Vogël”, para pak muajsh lajmëroi se do të do të niste një proje

Këtë radhë raportohet se janë jo pak, por 4 spikerë lajmesh që kanë vendosur të largohen nga "Top"-i.

Pas thashethemeve të shumta për largimin e tij nga “Vizion Plus” për të nisur një aventurë të re në një tjetër televizion gjeneralist, Tu

Një foto e shkrepur gjatë ditës së djeshme të Agron Llakajt, moderatorit, aktorit dhe autorit të “Al Pazar” me Ben Blushin, drejtorin e "

Si njeri i medias, me eksperiencë të gjatë dhe të sukesesshme, Blendi Fevziu e di mirë që kur përflitet shumë për një lajm, e mira do të

Është ndarë nga jeta ditën e enjte (31 maj) spikerja e “Radio Shkodra”, Suzana Dibra në moshën 62-vjeçare.

Ishte 23 maji i vitit 2008 kur themeluesi i Top Channel-it, Dritan Hoxha, humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik.

Motër File, murgesha që shërben në Fushë-Milot në bashkëpunim me Caritasin dioqezën Tiranë-Durrës arriti të fitojë 7.5 milionë këtë të di