Ja kur nis programi që do të zëvendësojë “C’est la vie” në Tv Klan

Postuar: 11/01/2018 - 11:36

Pas përfundimit të emisionit “C'est la vie” drejtuar nga bukuroshja Marina Vjollca në televizionin Klan, një tjetër emision me muzikë pritet të fillojë prej 11 shkurtit.

Bëhet fjalë për konkursin e muzikës klasike "Virtuozët", i cili do të moderohet nga sopranoja e njohur Inva Mula.

Pjesë e këtij emisioni do të jenë fëmijë dhe adoleshentë nën moshën 18-vjeçare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të talentuar në muzikën klasike. Siç shkruan Tv Klan, programi, i pari në llojin e tij në ekranet shqiptare, do të zgjasë plot 10 javë.

Konkurrentët shoqërohen nga orkestra filarmonike "Ibrahim Madhi" e Akademisë së Arteve nën drejtimin e maestrove Suzana Turku dhe Gerard Akoka.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rudina Xhunga është një nga gazetaret më të vjetra të televizionit.

Moderatori i emisionit “Provokacija” në ABC News, Mustafa Nano, në monologun e tij mbrëmjen e sotme ka folur për dy vajza të ekranit, mod

Ajo është një nga balerinat më simpatike që ka spikatur me bukurinë e saj.

15 vjet pasi u bë pjesë e "Top"-it, Ledion Liço është po ai që ka qenë.

   Top Channel ka disa muaj tashmë që është përfshirë nga një valë e fuqishme ndryshimesh me njerëz të rëndësishëm që largohen dhe të tje

“Topin e lamë tek ‘Top’-i, këtu do të tregojmë lajme të vërteta në Real Story”.

Imami i xhamisë së Tabakëve, mjaft popullor dhe për rolin aktiv të tij në rrjetet sociale, Elvis Naçi ishte i ftuar sot në Wake Up, ku nd