Prej fillimit të sezonit në “Portokalli”, aktori Rezart Veleshnja në një prej roleve të tij imiton dhe gazetarin e njohur Arian Çani.

Por mbrëmjen e sotme ka ndodhur surpriza… Arian Cani është parë në ekranin e “Top Channel”, në emisionin e humorit “Portokalli”, përballë personazhit që e imiton.

Kam emocione që vij këtu, pasi për mua është hera e parë që vij këtu, ndërkohë që të shikoj ty çdo të diel, që të të imitoj çdo të premte”, u shpreh Çani me humor, teksa në sallë kishte ovacione dhe të qeshura të mëdha.

Çani i vërtetë i bëri një ftesë edhe aktorit që të shkonte në emisionin e tij, pasi tani barrierat janë thyer, tha Çani.

Nuk e di nëse do të ftoja unë ty të vije në emisionin tim, a do të vije?”, pyet Çani, Vanin e “Zona e Brrylit”.

Ishte vërtet një episod i këndshëm ky që u shfaq sonte…