Kolegët e prisnin në studio, gazetarja shqiptare vdes pas një ataku kardiak

Postuar: 01/06/2018 - 10:11

Është ndarë nga jeta ditën e enjte (31 maj) spikerja e “Radio Shkodra”, Suzana Dibra në moshën 62-vjeçare. Prej më shumë se 40 vitesh ajo punonte në radio dhe ishte një nga zërat më të njohur të qytetit të Shkodrës.

Kolegët e e prisnin Suzanën të jepte edicionin kryesor të lajmeve, por iu desh të jepnin lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të saj si pasojë e një ataku kardiak.

“RIP! Suzana Dibra, zeri embleme i Radio Shkodres, tashme do te na mungoje..!
E prisnim ne Radio sot per te dhene bashke edicionin e lajme kryesore por na erdhi lajmi i trishte i ndarjes se saj nga jeta..!!! Zana Dibra, mikja dhe kolegia jone e mire, na shokove dhe trishtove pa mase me vdekjen e parakohshme!
Pushofsh ne paqe!”
, shkruan kolegu i saj Adrian Hoti i cili dha lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta me anë të një postimi në Facebook.

Ndërsa Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, shkruan këto rreshta:

Qofsh e paharruar kolegia jone, Suzana Dibra!

Unioni i Gazetareve Shqiptare shpreh dhimbjen e anetaresise se vet per humbjen e njerez prej kolegeve me te njohura te gazetarise radiofonike ne vend si dhe zerin me spikates te edicioneve informative te Radio Shkodra.
Gazetarja Suzana Dibra, zeri i se ciles do te mbetet i pashlyer nga kujtesa e mijera qytetareve te zonave veriore te vendit, u nda papritur nga jeta ne moshen 62 vjeçare. Per dekada dhe vite ajo ishte pjese e stafit redaksional te medias publike ne rajonin verior te vendit, duke mbartur dhe rezatuar pervoje vetiake profesionale dhe cilesi te larta njerezore. Per shkak te kohes se gjate ne kete media ajo ishte nje nder bashkepunetoret e palodhura te medias publike ne pergjithesi, duke u shfaqur njeheresh si nje ze i ndjekur edhe permes networkut te ri te RTVPSH.
Unioni i Gazetareve Shqiptare, u shpreh familjareve te koleges dhe gjithe gazetareve shkodeane, me te cilet ndau jeten profesionale, ngushellime dhe qofte e paharruar!

Zyra e shtypit

Unioni i Gazetareve Shqiptare 

4147

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas thashethemeve të shumta për largimin e tij nga “Vizion Plus” për të nisur një aventurë të re në një tjetër televizion gjeneralist, Tu

Një foto e shkrepur gjatë ditës së djeshme të Agron Llakajt, moderatorit, aktorit dhe autorit të “Al Pazar” me Ben Blushin, drejtorin e "

Si njeri i medias, me eksperiencë të gjatë dhe të sukesesshme, Blendi Fevziu e di mirë që kur përflitet shumë për një lajm, e mira do të

Ishte 23 maji i vitit 2008 kur themeluesi i Top Channel-it, Dritan Hoxha, humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik.

Motër File, murgesha që shërben në Fushë-Milot në bashkëpunim me Caritasin dioqezën Tiranë-Durrës arriti të fitojë 7.5 milionë këtë të di

Prej fillimit të sezonit në “Portokalli”, aktori Rezart Veleshnja në një prej roleve të tij imiton dhe gazetarin e njohur Arian Çani.

Rudina Xhunga është një nga gazetaret më të vjetra të televizionit.

Moderatori i emisionit “Provokacija” në ABC News, Mustafa Nano, në monologun e tij mbrëmjen e sotme ka folur për dy vajza të ekranit, mod