Ledion Liço tregon gafën më të madhe që ka bërë gjatë prezantimit

Postuar: 16/02/2018 - 13:53

15 vjet pasi u bë pjesë e "Top"-it, Ledion Liço është po ai që ka qenë. Pëlqen më shumë programet që drejton vetë, por i shijon njëlloj edhe ato të kolegëve të tij. Shumë prej atyre që e kanë nisur rrugëtimin në "Top Albania Radio", e konsiderojnë atë si dashuria e parë dhe Ledioni, me shumë siguri, nuk bën përjashtim nga ky grup. 

Ledioni vijon të drejtojë programin "Heineken sessions", i cili është edhe programi i tij më i preferuar në radio, por nga shumë programet që ka drejtuar në "Top Albania", ka bërë edhe gafa.

I pyetur për gafën më të madhe që ka bërë, në 20-vjetorin e "Top Radios", Ledioni tha se kishte thënë në transmetim një fjalë të pisët. Jo edhe aq, thotë ai pastaj, por gjithsesi nuk thuhet as në radio dhe as në televizion:

"Kam thënë një fjalë të pisët. Kam qenë me Xhoi Begën në transmetim në "Summer Dance" dhe kam thënë... Nuk ishte edhe aq fjalë e pisët, por sidoqoftë, nuk thuhet as në radio, as në televizion", kujton me të qeshur Ledioni.

Por nuk ishte aq e kapërcyeshme: "Dhe desh më ra pika, se thashë "Ky është fundi im në radio"", shton ai pastaj, por qesh edhe këtë herë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas thashethemeve të shumta për largimin e tij nga “Vizion Plus” për të nisur një aventurë të re në një tjetër televizion gjeneralist, Tu

Një foto e shkrepur gjatë ditës së djeshme të Agron Llakajt, moderatorit, aktorit dhe autorit të “Al Pazar” me Ben Blushin, drejtorin e "

Si njeri i medias, me eksperiencë të gjatë dhe të sukesesshme, Blendi Fevziu e di mirë që kur përflitet shumë për një lajm, e mira do të

Është ndarë nga jeta ditën e enjte (31 maj) spikerja e “Radio Shkodra”, Suzana Dibra në moshën 62-vjeçare.

Ishte 23 maji i vitit 2008 kur themeluesi i Top Channel-it, Dritan Hoxha, humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik.

Motër File, murgesha që shërben në Fushë-Milot në bashkëpunim me Caritasin dioqezën Tiranë-Durrës arriti të fitojë 7.5 milionë këtë të di

Prej fillimit të sezonit në “Portokalli”, aktori Rezart Veleshnja në një prej roleve të tij imiton dhe gazetarin e njohur Arian Çani.

Rudina Xhunga është një nga gazetaret më të vjetra të televizionit.