Motër File, murgesha që shërben në Fushë-Milot në bashkëpunim me Caritasin dioqezën Tiranë-Durrës arriti të fitojë 7.5 milionë këtë të diel në “100 milionë” në Top Channel.

Murgesha, së bashku me vullnetarët e Caritas, u bë pjesë e lojës për një qëllim shumë human, ndërtimin e parkut të lojërave për fëmijë në Fushë-Milot.

Motër File e nisi lojën të dielën e kaluar, ku mbajti 15 milionë në lojë, ndërsa me pyetjet e mbetura këtë javë arriti të fitojë 7.5 milionë.

“Fakti që ne jemi këtu është sepse ne jemi për kauzën që dëshirojmë. Që në Fushë-Milot të jetë një kënd lojërash. Që fëmijët të mos qëndrojnë në vende të tjera që nuk janë formuese, nuk janë edukuese. T’u japim një ambient ku ata mund të argëtohen edhe mund të mësojnë të rriten së bashku”, u shpreh Motër File.