Një nga puntatat e “Opinion” që ka tërhequr shumë vëmendjen e mediave disa vite më parë dhe mbahet mend nga të gjithë ata që e kanë parë, ka qenë debati për rrugët ku i ftuar ishte Artan Lame. Shpërthimi i Fevziut ndaj Lames me fjalët “Pushooo, pusho ore të them”, u komentua shumë atë kohë.

Në një intervistë së fundmi për revista “Who”, Fevziu ka treguar se gjatë emisionit, bashkëshortja e tij Ines i ka dërguar një mesazh, ku i kërkonte të qetësohej.

“Mbaj mend që më ka çuar një mesazh ku thoshte pak a shumë: Je jashtë kontrollit, qetësohu. Nëse nuk e mban dot veten, fut reklamë që të relaksohet situata. Kuptohet që unë e pashë pasi kishte mbaruar emisioni. Shumë më vonë”, ka thënë Fevziu.