Shokon Rita Petro me poezi për incestin, reagon keq gazetari i "Top Channel"-it

Postuar: 06/12/2017 - 12:05

Një poezi mbi incestin mes motrës dhe vëllait e shkruar nga poetja Rita Petro ka shkaktuar reagim në rrjete sociale.

Një prej tyre ka qenë edhe gazetari i njohur i "Top Channel"-it Denis Dyrnjaja, i cili përmes një statusi të gjatë në rrjete sociale ka shkruar se neverit çdo predikim incesti dhe se deformime të tilla personale të poetes duhen përbuzur:

Statusi i plotë i gazetarit Dyrnjaja:

Neveris çdo predikim inçesti! Në rrjetet sociale po bën xhiro një poezi e Rita Petros me titullin "MALLKIMI I PARË", që predikon inçestin mes motrës dhe vëllait. Këtë deformime personale qofshin mendime reale apo stisje për vëmendje publike duhen refuzuar dhe duhen përbuzur. Askujt nuk i ndalohet liria për të menduar, shprehur e fantazuar, por duhet të funksionojë një kundravalvul etike dhe logjike që duhet të mos i lejojë këto sofizma të shërbejnë as si shembuj dhe as si referencë publike. Dezekujlibrimi i koncepteve familjare deri në pikët e vakumeve psikopatiko/seksuale nuk duhet të shërbejnë si servirje normaliteti. Kjo do të thotë t'i shndërrosh dhe konceptosh familjet si tribu me orgji inçestuale. Është më shumë se e neveritshme! Ata që e mbështesin dhe e pëlqejnë këtë tezë janë njerëz me komplekse dhe boshllëqe të mëdha seksuale që mendojnë se plotësohen nga fantazia, deformacioni edhe kur ai është thjesht një mendim i shprehur në vargje dhe jo më një realitet.

Poezia e Rita Petros “Mallkimi i parë”

Zoti im, ATI im

Cili është ai mashkull

Aq i bukur

Që po vjen te unë

Sytë shigjeta-tinëzare

Drejt në zemër

M’i ka ngulur?

Kur më prek

Me duart aq të buta

Lëkurën ma puçrron…

Pse kur më puth në qafë

Drithëroj e tëra

Njomem atje poshtë?

Buzët më hapen

E kërkojnë buzët e tij

Gjuha e tij e lëngësht

Gjuhën time do?

E kur kaq butësisht

Më përqafon

Ndiej në bark

Të ngjeshur

Mikun e tij të fortë!

Qepe gojën, boll

Mjaft me këto dokrra

Ai është vëllai yt

E kjo që mendon

Është blasfemi!

Në ferr do të digjesh

Nëse shkon me të

Kurrë më për gratë

S’do kem mëshirë

E në jetë të jetëve

Do të vuajnë

Mallkimin tim!

Në djall vafsh ti, o Atë

Bashkë me vullnetin tënd!

Vëllai im

Unë dua të kryej incest me ty!

Rita Petro

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas thashethemeve të shumta për largimin e tij nga “Vizion Plus” për të nisur një aventurë të re në një tjetër televizion gjeneralist, Tu

Një foto e shkrepur gjatë ditës së djeshme të Agron Llakajt, moderatorit, aktorit dhe autorit të “Al Pazar” me Ben Blushin, drejtorin e "

Si njeri i medias, me eksperiencë të gjatë dhe të sukesesshme, Blendi Fevziu e di mirë që kur përflitet shumë për një lajm, e mira do të

Është ndarë nga jeta ditën e enjte (31 maj) spikerja e “Radio Shkodra”, Suzana Dibra në moshën 62-vjeçare.

Ishte 23 maji i vitit 2008 kur themeluesi i Top Channel-it, Dritan Hoxha, humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik.

Motër File, murgesha që shërben në Fushë-Milot në bashkëpunim me Caritasin dioqezën Tiranë-Durrës arriti të fitojë 7.5 milionë këtë të di

Prej fillimit të sezonit në “Portokalli”, aktori Rezart Veleshnja në një prej roleve të tij imiton dhe gazetarin e njohur Arian Çani.

Rudina Xhunga është një nga gazetaret më të vjetra të televizionit.