Sokol Balla ikën nga "Top Channel"? Ja me cilin televizion po negocion

Postuar: 19/12/2017 - 11:39

Gazetari i njohur Sokol Balla duket se pas largimit nga posti i Drejtorit të Informacionit, nuk do ta bëjë më emisionin e tij “Top Story” në Top Channel.

Ai është parë në ambientet e “Vizion Plus”. Burime për “Gazetën Shqiptare” kanë thënë se Balla ka takuar drejtuesit e televizionit “Vizion Plus” dhe se bisedimet mes dy palëve janë ende në vazhdim.

Konkretisht nuk dihet se cili do të jetë roli i gazetarit të njohur në ekranin e “Vizion plus”. “Gazeta Shqiptare” kontaktoi drejtpërdrejt me gazetarin dhe ai na tha se nuk kishte asnjë koment.

Prej më shumë se një muaj Sokol Balla është liruar nga funksionet e tij drejtuese në “Top Channel”, duke u fokusuar vetëm tek emisioni “Top Story”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ishte 23 maji i vitit 2008 kur themeluesi i Top Channel-it, Dritan Hoxha, humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik.

Motër File, murgesha që shërben në Fushë-Milot në bashkëpunim me Caritasin dioqezën Tiranë-Durrës arriti të fitojë 7.5 milionë këtë të di

Prej fillimit të sezonit në “Portokalli”, aktori Rezart Veleshnja në një prej roleve të tij imiton dhe gazetarin e njohur Arian Çani.

Rudina Xhunga është një nga gazetaret më të vjetra të televizionit.

Moderatori i emisionit “Provokacija” në ABC News, Mustafa Nano, në monologun e tij mbrëmjen e sotme ka folur për dy vajza të ekranit, mod

Ajo është një nga balerinat më simpatike që ka spikatur me bukurinë e saj.

15 vjet pasi u bë pjesë e "Top"-it, Ledion Liço është po ai që ka qenë.