Sokol Balla sërish Drejtor Ekzekutiv në një televizion të njohur

Postuar: 03/01/2018 - 12:05

Sokol Balla në një mesazh në rrjetin social "Twitter", pohoi se e lë "Top Channel"-in pas 12 viteve pune atje.

"Uroj që jeni duke kaluar bukur. Ky vit mbyll shumë kapituj për shume nga ne. Një nga ata edhe unë. Në këtë fund 2017 dua të uroj se pari koleget e mi të Top Channel, me të cilët kalova më shumë se 12 vjet të paharruar, dhe me të cilët rruga ime sot ndahet. Gëzuar 2018! Koli".

Ikja e Sokol Ballës nga "Top Channel" erdhi pak javë pasi atij iu hoq detyra e drejtorit të departamentit të Informacionit i cili prodhon edicionet e përditshme të lajmeve dhe disa emisione të tjera informative në këtë televizion.

Nga muaji janar, Balla do të jetë në "Vizion Plus" me detyrë të dyfishtë, drejtimin e këtij televizioni duke pasur në varësi sigurisht edhe departamentin e informacionit, si dhe një emision të përhershëm politik, ashtu si në "Top Channel". Nëse do të qëndrojmë te paralajmërimi që Balla bëri në emisionin e fundit, emri mund të jetë "Real Story".

Ndërkohë, mendohet që emisionin "Top Story", patentë e "Top Channel", ta drejtojë gazetari Endri Xhafo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas thashethemeve të shumta për largimin e tij nga “Vizion Plus” për të nisur një aventurë të re në një tjetër televizion gjeneralist, Tu

Një foto e shkrepur gjatë ditës së djeshme të Agron Llakajt, moderatorit, aktorit dhe autorit të “Al Pazar” me Ben Blushin, drejtorin e "

Si njeri i medias, me eksperiencë të gjatë dhe të sukesesshme, Blendi Fevziu e di mirë që kur përflitet shumë për një lajm, e mira do të

Është ndarë nga jeta ditën e enjte (31 maj) spikerja e “Radio Shkodra”, Suzana Dibra në moshën 62-vjeçare.

Ishte 23 maji i vitit 2008 kur themeluesi i Top Channel-it, Dritan Hoxha, humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik.

Motër File, murgesha që shërben në Fushë-Milot në bashkëpunim me Caritasin dioqezën Tiranë-Durrës arriti të fitojë 7.5 milionë këtë të di

Prej fillimit të sezonit në “Portokalli”, aktori Rezart Veleshnja në një prej roleve të tij imiton dhe gazetarin e njohur Arian Çani.

Rudina Xhunga është një nga gazetaret më të vjetra të televizionit.