Tv Klan, Top Channel dhe Ora News janë televizionet më të ndjekura sipas një sondazhi të sjellë nga Ora News dhe IPR Marketing.

Ky sondazh sjell renditjen e televizioneve sipas shikueshmërisë, besueshmërisë. Kush ndiqet më shumë sipas fashës së orareve. 

Kush janë emisionet më të shikuara, analistët dhe moderatorët më të ndjekur.

Sipas këtij sondazhi, Ora News renditet televizioni i tretë më i shikuar në rang kombëtar nga qytetarët shqiptarë. Ndërkohë në qarkun e Durrësit renditet televizioni i parë sa i takon shikueshmërisë. Në Tiranë renditet i dyti.

Ora News renditet gjithashtu edhe televizoni i tretë sa i takon besueshmërisë te publiku shqiptar.

Jo vetëm kaq, surpriza është se shqiptarët zgjodhën Ora News për të parë zgjedhjet dhe rezultatin. Ora News kryeson televizionet me 33%. Gjithashtu 75% e të anketuarve i besuan sondazhit të IPR Marketing dhe Ora News.

Ky sondazh u publikua mbrëmjen e së hënës (11 shtator) në emisionin Tonight Ilva Tare.

Në studio për të diskutuar mbi këto grafika ishin analistët Afrim Krasniqi, Dritan Hila, Atur Zheji dhe Blendi Çeka. Ndërsa në lidhje drejtëpërdrejt nga Italia në studio ishte Antonio Notto, drejtori i IPR Marketing. 

Monitorimi është bërë përgjatë katër muajve, prill-korrik 2017. 

Kampioni: Janë pyetur 2000 persona përmes telefonatave.

Publikimi i sondazhit 

Pyetjes “Shihni në mënyrë të vazhdueshme televizion?”88% e të anketuarve i janë përgjigjur: Po çdo ditë ose pothuajse çdo ditë.

Të pyetur nëse Në muajin e fundit ju ka ndodhur të shihni qoftë dhe rastësisht…?

Anketuesit kanë renditur TV Klan të parin, me 83%  Top Channel të dytin me 80% dhe  Ora News të tretin me 77%.  Më pas vijnë Vizion Plus me 72% ,  TVSH me 63 % , News 24 me 60 %,   ABC News me 57 %. I fundit në renditje është Report TV me 50 %. (shikoni tabelen poshte).

Në pyetjen drejtuar për televizionet “Ju e gjykoni të besueshëm apo jo…?

Top Channel është renditur i pari me 82 %, TV Klan  i dyti me 79 % dhe i treti renditet Ora News me 76%. Vizion Plus renditet me 74 %, ABC me 69%,  TVSH po me 69 %. Pas tij vijnë News 24 me 65 % dhe i fundit Report TV me 58 % .