"Top Media" publikon këngën e fundvitit (VIDEO)

Postuar: 24/12/2017 - 22:11

Tradita 16-vjeçare e këngëve të urimit të Top Media, vazhdon. Kartolina e urimit për festat e fundvitit, kësaj here do të vijë me këngën “Në tren për Prizren”, të grupit “Gjurmët”, të publikuar për herë të parë në vitin 1984.

Kënga ka disa ndryshime në tekstin origjinal, të shkruar nga skenaristët e “Portokalli”. Ndryshimet e bëjnë atë më pan-shqiptare, qoftë në tekst, qoftë në leksikun dhe dialektin e përdorur në të, por gjithmonë duke ruajtur autenticitetin.

“Me tren për Prizren” është vendosur nga një bord, me shumicë votash dhe pas disa takimesh. Kënga ka marrë pëlqimin e autorit, Migjen Kelmendit, liderit të grupit ‘Gjurmët’.

Videoja është realizuar nga Redi Treni dhe Rez Gurashi, dhe vjen nga ideja e një feste të madhe e të ngrohtë, që do ta shoqërojë publikun çdo mbrëmje, ndërsa muzika është realizuar nga Alban Male.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

15 vjet pasi u bë pjesë e "Top"-it, Ledion Liço është po ai që ka qenë.

   Top Channel ka disa muaj tashmë që është përfshirë nga një valë e fuqishme ndryshimesh me njerëz të rëndësishëm që largohen dhe të tje

“Topin e lamë tek ‘Top’-i, këtu do të tregojmë lajme të vërteta në Real Story”.

Imami i xhamisë së Tabakëve, mjaft popullor dhe për rolin aktiv të tij në rrjetet sociale, Elvis Naçi ishte i ftuar sot në Wake Up, ku nd

“Top Channel” ka publikuar në faqen e saj zyrtare të web-it, se gazetari Ylli Rakipi do të nisë emisionin e tij në këtë stacion çdo të en

Platforma Dixhitale Tokësore dhe Satelitore DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende

Pas përfundimit të emisionit “C'est la vie” drejtuar nga bukuroshja Marina Vjollca në televizionin Klan, një tjetër emision me muzikë pri