Këtë radhë raportohet se janë jo pak, por 4 spikerë lajmesh që kanë vendosur të largohen nga "Top"-i.

Bëhet fjalë për spikeren Genta Popa, që ka vite në këtë televizion që jep lajmet dhe që është kthyer në një ikonë e "Top Channel". Po ashtu, edhe Juli Krisafi, e cila këtë vit prezantonte emisionin "Pasdite në TCH", ka vendosur të largohet në një TV tjetër. Ajo nuk e ka zyrtarizuar ende largimin, por raportohet se është thuajse e kryer.

Edhe Denisa Pasholli gjithashtu raportohet se ka vendosur të largohet. I fundit është spikeri tjetër është Arlind Isai, që ka qenë gazetar terreni, por prej dy vitesh jepte lajmet.

Burimi: Lapsi.al