“Luftë”, “drithma” dhe ndryshime rrënjësore me institucionet në Durrës, Dako mes zjarreve

Postuar: 12/09/2017 - 13:47

“Drithmat” në bazë: Të punësuarit e LSI-së pas 8 vjetësh në “ethe” për largimet nga puna. PS ka bërë gati listat për çdo institucion!

Betimi i qeverisë së re, që përkon me largimin e ministrave të LSI-së dhe atyre teknikë, ka lëshuar “drithmat” në bazë, aty ku një numër i madh i drejtuesve politikë dhe të administratës kanë nisur marrëveshjet, për t’i shpëtuar “fshesës” së paralajmëruar.

Kreu i bashkisë së Durrësit ka mbledhur një ditë më parë në takim drejtuesit e institucioneve në Durrës, por edhe koordinatorët e PS-së që udhëhoqën zgjedhjet e 25 qershorit.

Qëllimi është ndarja e posteve drejtuese, në nivel vendor, pas largimit të pritshëm të LSI-së nga bashkëqeverisja katërvjeçare me PS-në.

Mësohet nga burimet brenda PS-së, se në Durrës janë planifikuar ndryshime rrënjësore në disa institucione, ndërsa jo pak “ luftë” po bëhet midis të spikaturve të PS-së, për të marrë në dorë drejtimin e disa institucioneve të tjera që drejtoheshin nga njerëzit e LSI-së.    

Dalja e LSI-së në opozitë, pritet që të pasojë me marrjen në dorë të institucioneve vendore të cilat për 8 vjet ishin drejtuar prej tyre, katër në qeverinë “Berisha 2” e katër në qeverisjen “Rama 1”.  Mësohet se disa prej figurave të spikatura në PS-në Durrësit në zgjedhjet parlamentare do të shpërblehen me poste drejtuese, pas largimit të drejtuesve politikë të LSI-së prej tyre. LSI ka një numër të konsiderueshëm institucionesh vendore që ka qeverisur në Durrës në bazë të marrëveshjes Rama - Meta, më 2 prill të vitit 2013.

Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhës, Autoriteti Portual i Durrësit, Shërbimi i Provës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore, Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit, Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, etj, janë disa prej institucioneve që drejtohen nga LSI-ja në Durrës, për të cilat kanë dalë dhe emrat e kandidatëve socialisitë, të cilët si shpërblim për punën e kryer në zgjedhje kërkojnë të drejtojnë këto ndërmarrje e institucione në nivel vendor.

Njerëzit e PS-së kërkojnë si shpërblim punësimin e tyre, pasi ky ishte premtimi i bërë për të gjithë socialistët në fushatën elektorale nga drejtuesi i parë politik i tyre Edi Rama. PS fitoi bindshëm 8 nga 14 mandate në Durrës, rezultat i cili është konsideruar historik për socialistët e Durrësit. Socialistët kërkojnë që pas 12 vjetësh, 8 nga qeverisja e Sali Berishës, (2005- 2013),  dhe 4 nga qeveria “Rama 1”, (2013- 2017),  të jenë të vetëm në drejtimin e qeverisjes qendrore e vendore. PD mori katër mandate e LSI-ja dyfishoi numrin e mandateve dhe të  votave në Durrës. Të punësuarit e LSI-së janë një armatë e madhe në administratën vendore sepse kjo forcë politike drejtonte një numër të madh ndërmarrjesh dhe institucionesh publike. Socialistët kanë bërë gati të gjitha listat për çdo institucion në të cilin nuk kanë patur akses. Në sitë pritet të kalojnë të gjithë punonjësit e emëruar vitet e fundit.

Midis vetë socialistëve ka një konkurrencë të madhe në ndarjen e drejtorive në nivel vendor, ku fjala e fundit i takon kreut të bashkisë Vangjush Dako i cili ishte drejtuesi politik i zgjedhjeve në rrethin e Durrësit. Por ndërsa laku ka ardhur e po ngushtohet, një numër i madh i anëtarësisë së LSI-së të deklaruar publikisht kanë filluar të ndryshojnë qëndrim me qëllim mbajtjen e vendit të punës.

Vangjush Dako është midis dy zjarreve. Në një krah janë socialistët që kërkojnë të punësohen, në krahun tjetër janë  po ish-socialistët e konvertuar në LSI-stë, që mbajtën vendin e puëns për 8 vjet me radhë. Këta të fundit kanë nisur demarshet që për të mbajtur vendin e punës të kalojnë sërish në partinë e tyre të vjetër.

Por Dako  ka edhe një hall tjetër jo pak të vogël: Me marrëveshjen në nivel vendor PS arrin numrin e nevojshëm të votave në Këshillin Bashkiak. Pa LSI-në projektvendimet e bashkisë nuk e arrin kourumin e nevojshëm. Prishja e marrëveshjes politike, dalja e LSI-së në opozitë pritet të duket në mbledhjen e radhës në Këshillin Bashkiak, ku duhet thënë se midis anëtarëve të LSI-së shpeshherë ka pasur edhe qëndrime "rebele" nga anëtarë të caktuar ndaj Vangjush Dakos.

Dalja e LSI-së në opozitë është reflektuar dukshëm në muajt e fundit edhe në nivel vendor, ku drejtuesit pothuajse nuk janë dukur në asnjë media e në asnjë aktivitet publik. Drejtuesit politikë të institucioneve e dinë që me ditë janë në detyrat e tyre, por “halli” i tyre qëndron tek të punësuarit, vendet e të cilëve tani i kërkojnë militantët socialistë si shpërblim për fitoren e 25 qershorit 2017. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përtej atyre pak punonjësve të policisë që rezultojnë të kapur nga krimi, janë edhe ata pa të cilët nuk do të mund të kishim as rend e as

Përmbytja e autostradës Tiranë-Durrës ka ndodhur përsëri prej projektit të mbjelljes së palmave, i cili ngushtoi ose i mbylli fare kanali

   Sot mund të thuhet se Lulzim Basha arriti më në fund fitoren e parë politike, që kur u caktua kryetar i Partisë Demokratike, në vitin

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar 73-vjetorin e çlirimit të vendit me një mesazh në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.

Nga Safet N. RAMOLLI 

Pas 105 vjet po festojmë pavarësinë, pavarësi që në fakt nuk na hyri shumë në punë.