“Nuk trembet peshkaqeni me muzikë klasike ambasador”

Postuar: 07/11/2017 - 21:25

   Nga Astrit Patozi

Të gjithë kishin marrë nga një grep në dorë sot për të kapur “peshkun e madh” të ambasadorit, megjithëse ai ishte imagjinar. Jo thjesht për rëndësinë e vendit të madh, që ai përfaqëson, por edhe për shkak të temës së nxehtë.

E cila, natyrisht, që merr vlerë tjetër në kontekstin e tollovisë, që ka shkaktuar saga Tahiri, por jo vetëm ajo.

Shumë nteresant, por jo i papritur, ishte fakti që të gjithë e kërkonin “kryepeshkun” tek deti, liqeni, madje edhe tek pellgu i tjetrit, por ky nuk është vetëm fenomen shqiptar. Duket pak si sport, ku rëndësi ka që të ketë peshk për t’u kapur.

Nuk u habita shumë që s’dëgjova njeri të thonte “qëllofsh”, e cila është shprehja më tipike, që u pëlqen të dëgjojnë peshkatarët, kur shkojnë për të gjuajtur. Do të tingëllonte teatrale vërtetë, por a nuk është i tillë edhe premtimi se shumë shpejt do të vendoset drejtësia në këtë vend? Se po vjen, më në fund, dita e fitores mbi pandëshkueshmërinë dhe i barazisë së të gjithë qytetarëve para ligjit edhe në Shqipëri.

Të cilat kur shqiptohen prej udhëheqësve tanë, në kohë fushatash apo, kur kanë halle të mëdha, nuk bëjnë asnjë përshtypje, por kur dëgjohen në anglisht ose në një gjuhë tjetër prej të huajve, të paktën merren më shumë seriozisht.

Ndaj, me gjithë respektin për ambasadorët, nuk mendoj se Shqipëria sot ka nevojë për karrema entuziasmi, që lartësojnë një të ardhme të ndritur, e cila nuk ka për të mbërritur ndonjëherë. Boll e kemi, na del e na tepron patetizmi i timonierëve tanë, të cilët gati po na hiqen si viktima të shumëvuajtura të popullit të vet, që herë nuk i kupton dhe herë nuk i ndjek dot në projektet e tyre vizionare.

Ky vend ka nevojë për një sens realizmi, që mungon dëshpërimisht, prej shumë kohësh, jo rasësisht dhe as për arsye fati, por nga nevoja e peshkaqenëve vendas për të mos patur kurrë sezon gjuetie ndaj tyre. Dhe ia kanë dalë mrekullisht deri tani. është një meritë që u duhet njohur.

Ndaj të mos kemi kot iluzione se mund t’i trembim ata, duke tundur grepat në breg dhe duke luajtur muzikë klasike, në rast se nuk duam edhe ne të që të bëhemi pjesë e një shakaje të hidhur me problemin më të rëndë që ka ky vend prej shumë vitesh. Nëse e kemi seriozisht, nuk ka nevojë ta themi patjetër përpara, mjafton që ata të kapen.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga Artan Fuga

Kush na përmbyti?

-----------------------

Përtej atyre pak punonjësve të policisë që rezultojnë të kapur nga krimi, janë edhe ata pa të cilët nuk do të mund të kishim as rend e as

Përmbytja e autostradës Tiranë-Durrës ka ndodhur përsëri prej projektit të mbjelljes së palmave, i cili ngushtoi ose i mbylli fare kanali

   Sot mund të thuhet se Lulzim Basha arriti më në fund fitoren e parë politike, që kur u caktua kryetar i Partisë Demokratike, në vitin

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar 73-vjetorin e çlirimit të vendit me një mesazh në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.

Nga Safet N. RAMOLLI 

Pas 105 vjet po festojmë pavarësinë, pavarësi që në fakt nuk na hyri shumë në punë.