Balla: Do kemi kryeprokuror të përkohshëm, Llalla ikën me 7 dhjetor

Postuar: 04/12/2017 - 21:37

   "Duke qenë se KLP nuk është konstituuar, ligjvënësi ka parashikuar një Prokuror të përkohshëm". Kështu u shpreh deputeti i PS, Taulant Balla i ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv.

Ai tha se mandati i Adriatik Llallës, sipas përcaktimeve kushtetuese përfundon në datën 7 dhjetor 2017. Përsa kohë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, institucioni që do propozojë Kryeprokurorin, nuk është konstituuar, Balla tha se ligji për Prokurorinë ka parashikuar zgjedhjen e një Prokurori të përkohshëm nga radhët e Prokurorisë me 15 vite eksperiencë pune dhe gradë shkencore.

"Mandati i z.Llalla ka filluar në datën 7 dhjetor 2012, që do të thotë se referenca kohore është 7 dhjetor 2017. Kuvendi i Shqipërisë ka qenë shumë i vëmendshëm kur ka çuar reformën në 2016-ën për të mos krijuar probleme. Dhe ligji për Prokurorinë zgjidh çdo lloj hamendësimi për këtë çështje. KLP nuk është ngritur. Në këtë moment, dy institucionet e Kuvendit, sekretari i përgjithshëm dhe institucioni që monitoron institucionet e pavarura, thotë kemi vakancë dhe vakanca për mua krijohet pas datës 7. Duke qenë se KLP nuk është konstituuar, ligjvënësi ka parashikuar një Prokuror të përkohshëm", tha Balla.  

Z.Balla çfarë do ndodhë me mandatin e Kreprokurorit?

Ka pasur shumë spekulime ku pjesa më e madhe krijohen nga skenarë të portaleve të shumta. Ne duhet të jemi shumë të kujdeshëm në referenca, parashikime, hamendësime. Kuvendi i Shqipërisë është shumë i kujdesshëm në marrëdhëniet me institucionet e pavarura. Sot është data 4, në Prokurori nuk ka vakancë. Mandati i z.Llalla ka filluar në datën 7 dhjetor 2012, që do të thotë se referenca kohore është 7 dhjetor 2017. Kuvendi i Shqipërisë ka qenë shumë i vëmendshëm kur ka çuar reformën në 2016-ën për të mos krijuar probleme. Dhe ligji për Prokurorinë zgjidh çdo lloj hamendësimi për këtë çështje. Në vëmendjen time, nuk është i rëndësishëm ky moment, për mua e rëndësishme është vijimi më shpejtësi i krijimit të institucioneve të pavarura të reformës në drejtësi. Janë 5 kandidatura për në KLP nga Shoqëria Civile, nga të cilat Kuvendi do zgjedhë 3 dhe më pas vetëm një do shkojë në KLP. Do kemi një Prokuror nga radhët e Prokurorisë me një periudhë të paktën 15-vjeçare dhe me gradën shkencore. Lajm i mirë është se pas 5 procesesh, i gjashti. 

KLP konstituohet në muajin prill? Derisa të konstituohet, do rrijë Llla në detyrë? Apo do kemi kryeprokuror të përkohshëm?

Është Kushtetuta e cila ka përcaktuar se mandati është 5-vjeçar. Ligjvënësi dhe ligjshkruesi në atë kohë ka qenë i kujdesshëm për të parashikuar edhe situatën e vakancën e Kryeprokurorit deri në konstituimin e KLP. KLP nuk është ngritur. Në këtë moment, dy institucionet e Kuvendit, sekretari i përgjithshëm dhe institucioni që monitoron institucionet e pavarura, thotë kemi vakancë dhe vakanca për mua krijohet pas datës 7. Duke qenë se KLP nuk është konstituuar, ligjvënësi ka parashikuar një Prokuror të përkohshëm. 

Do ketë seancë në datën 7?

Nuk do ketë seancë në datën 7. /Report tv

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama mendon se reforma në drejtësi nuk ka nisur ende nga zbatimi. 

   Deputeti Tritan Shehu denoncoi sot strategjinë e re të shëndetësisë si një projekt që do të largojë shërbimet nga qytetarët.

   Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim me ministrin italian të Drejtësisë Andrea Orlando.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me nga 1 milion lekë gjobë, për mosdeklarim të shpenzimeve financiare në fushatën e zgjedhjeve

Deputeti durrsak përmes një postimi në Facebook ka komentuar çështjen e shumë diskutuar ditët e fundit, atë të zgjedhjes së Prokurorit të

Në mesin e tetorit të këtij viti u bë publike dosja e bandës së trafikut të drogës së Habilajve, ku në njërin nga përgjimet përmendej edh

Ministri italian i Drejtësisë Andrea Orlando ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri, në të njëjtën ditë që përkon edhe me kohën kur gj

Pasi Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë "ndalim i daljes jashtë shtetit" për ish-ministrin Saimir Tahiri, avokati Maks Ha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikan në vendin tonë, Donald Lu, lidhur me çështjen e zgjedhjes së

Gjatë një konference të organizuar nga Avokati i Popullit, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka komentua