Ish-kryeministri Sali Berisha është bërë popullor me postimet e tij të çdo viti gjatë ecjeve që bën te Gjiri i Lalzit.

Është një zonë e preferuar për shumë politikanë, por i fundit që ka zgjedhur ta vizitojë Gjirin e Lalzit është ish-ministri Saimir Tahiri.

Ndryshe nga Berisha, që këtë plazh e ka frekuentuar si pikë të favorshme për ecje buzë detit, Tahiri ka zgjedhur sot të kalërojë.

Ish-kreu i Ministrisë së Brendshme ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” disa foto dhe një video, teksa kalëron në tokë dhe në det.

Por ajo që ka thithur më shumë pëlqime nga të gjitha postimet e sotme në faqen e tij, është puthja që i ka dhuruar kali Tahirit.