2.5 ton drogë në portin e Durrësit, Alibeaj: Policia e zhytyr në krim, Rama arkitekt

Postuar: 06/12/2017 - 18:29

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nga selia blu lëshoi një sërë akuzash në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Duke marrë shkas nga kamioni me drogë që u bllokua në portin e Durrësit me 2.5 ton kanabis, ku ishin të përshirë 3 punonjës policie, Alibeja në emër të PD-së theksoi se opozita ka denoncuar në shumë raste implikimin e punonjësve në trafikun e drogës. Alibeja tha se Rama është arkitekt i kësaj politike makabre.

DEKLARATA

2.5 ton kanabis të dala nga porti i Durrësit ishin të përfshirë 3 policë, dy të Durrësit dhe një i Fierit. PD e ka denoncuar prej 4 vitesh kriminalizimin e policisë. Kjo qeveri nuk jep asnjë garanci se krimi të mund të luftohet. Nuk ka si të ndodh dhe as të shpresohet se mund të ndodh, pasi Rama është ideator, arkitekti dhe ekzekutori i këtij krimi makabër për të kriminalizuar policinë. Nuk mund të japë asnjë garanci, kur vet vëllai i Xhafajt është i hetuar, i proceduar, i dënuar nga të gjitha shkallët e gjykimet në Itali për trafik lëndësh narkotike heroine dhe kokaine. Siç shpresohet për luftë ndaj krimit, kur ish-ministrit Tahiri, i zhytur në këtë vorbull u mor në mbrojte nga Rama. E nuk ka se si të ketë shpresë që shteti të luftojë krimin kur 3 zyrtarë iu krijuan kushtet dhe lehtësisë për t’ju shmangur drejtësisë. Rama po bën çdo përpjekje për të marrë nën kontroll të gjithë organet e drejtësisë, përfshi edhe kryeprokurorin. Ai po bën vet kriminelin, policin, prokurorin. Sot më shumë se kurrë është nevojë imediate krijimi i një qeverie antimafia. Duke nisur së pari nga largimi një orë e më parë të Edi Ramës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Hap të stërvonuar e konsideron Kryeministri Edi Rama rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave me Kosovën

   Gjatë konferencës për shtyp me homologen e tij kroate Kolinda Grabar-Kitarović, Presidenti Ilir Meta foli edhe për paktin detar me Gre

   Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar këtë të mërkurë një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen kroate Kitaroviç, n

   Në parlament ministri për Diasporën Pandeli Majko debatoi me shefin e tij Edi Rama për teatrin.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka komentuar sot ligjin për Teatrin e Ri, i cili ndodhet në tryezën e tij pas miratimit me procedurë të përshpe

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vendimet e bëra nga KPK dje, ku dy gjyqtarë të Gjykatës së Lartë Tom Ndreca dhe Admir Thanza

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi deklaroi të mërkurën se Partia Demokratike ka zbuluar mashtrimin e madh me Teatrin Kombëta

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me koordinatorët e bashkëqeverisjes iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë probleme, të

Pas publikimit të fotos nga zëdhënësja e PD, ku në një tryezë ishin bashkë dy deputetët e PS, Pjerin Ndreu dhe Xhemal Qefalia si dhe ish-

Kryeministri Edi Rama njihet si një ndër politikanët më aktivë në rrjetet sociale.