Kryeministri Rama ka mbledhur sot familjarët e 4 viktimave të “21 janarit” në ambientet e Kryeministrisë, duke i përkujtuar në këtë përvjetor të shtatë të vdekjes së tyre gjatë protestës së Partisë Socialiste në opozitën e asaj kohe.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se Plaga e padrejtësisë në këto familje është 7-fish më sunduese.

“21 janari është kthyer në një dëshmitar kombëtar i pa fuqisë çerekshekullore të këtij njeriu përballë drejtësisë së tredhur nga krimi. Një pasqyrë kombëtare të betejës së shpallur tre vitet e fundit të sistemit të drejtësisë, ku në çdo hap ndeshemi nga celula anti reformë. Sot prindërit janë 7 vjet më të moshuar. Plaga e padrejtësisë në këto familje është 7-fish më sunduese”, tha Rama.

Pas përfundimit të takimit në Kryeministri, do të zhvillohen homazhe përgjatë Bulevardit të Dëshmorëve.