Vetëm pak çaste pasi u publikua sot letra publike e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm që do t’i dorëzohej drejtësisë italiane, ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar se ai tashmë është nisur me avion në Itali, forcërisht, në sajë të një operacioni top sekret.

Në një reagim të dytë, Berisha komunikon po në “Facebook”, se sipas informacioneve që i kanë dërguar, me të mbërritur në aeroportin e Romës, Agron Xhafaj është marrë nga një mikrobus i policisë italiane.

Postimi i dytë:

Baroni i droges Agron Xhafa pritet ne aeroportin e Romes nga policia Italiane! sb

Pershendetje Dr, sapo mbrriten ne aeroportin e Romes me avionin e nisur ne ora 04:00 te mengjesit, Agron Xhafa i shoqeruar nga dy oficere te policise shqiptare me te zbritur ne aeroport e moren me nje mikrobuz te veçant police italiane!”

Postimi i parë:

Breaking News!

 

Miremengjes Dr Agron Xhafen e nisen forcerisht ne Itali me nje operacion top sekret me avion sot heret ne mengjes! Letra esht shkrojtur nga Fatziu!E gjitha per te shpetuar lekuren e Fatzi fallsifikatorit dhe ligjit antimafia! sb