Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Stamboll është ndalur sot në zyrat e “Turkish Airlines” për të diskutuar mbi fazën e fundit të projektit të linjës ajrore shqiptare, “Air Albania”.

“Stamboll – Në zyrën e Shefit Ekzekutiv të Turkish Airlines, Ilker Ayci, për të diskutuar mbi fazën e fundit të projektit të linjës sonë ajrore Air ALBANIA, e cila po programohet me asistencën teknike të kolosit ajror turk dhe do të asistohet në të gjitha nivelet operacionale prej tij

Së shpejti✈️”, shkruan Rama.

Mbrëmjen e djeshme, Kryeministri Rama u prit në një darkë pune nga Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin diskutoi “për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve; projektet e nisura për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe Air Albania; projektet e reja në turizëm dhe energji;si dhe mbështetjen e Turqisë për programin tonë të ri kundër përmbytjeve.”