Ambasadori Lu: Amerika po ndjek çështjen e gjykatësve të apelit në Durrës

Postuar: 12/01/2018 - 14:53

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ofrojnë prokurorë të FBI-së për hetimin e çështjeve të korrupsionit të nivelit të lartë, siç cilësohet ajo ku është i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Deklarata e fortë është bërë sot nga ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu i pyetur nga “BalkanWeb”, në përfundim të një takimi me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj në prani edhe të ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin.

Ndërsa bëhej fjalë për një takim që zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, “BalkanWeb” u interesua për temat për të cilat kishin diskutuar ambasadorët në zyrën e ministrit dhe zoti Lu u tregua i gatshëm të ndajë opinionin e tij.

Sipas kreut të diplomacisë amerikane, çështja e zotit Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor, e në këtë pikë SHBA-të janë të gatshme të ofrojnë edhe prokurorë të FBI-së, për ta hetuar.

Ambasadori Lu, gjatë takimit tuaj me Ministrin Xhafaj, a biseduat çështje korrupsioni të nivelit të lartë, si ajo e Saimir Tahirit?

Ambasadori Lu: Çështja e Z. Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor. Ashtu si vetë Z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet. Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës. Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës. Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka propozuar hartimin e një ligji, që sipas tij do të mbrojë

Në një intervistë për gazetën "Dita" ambasadori Donald Lu komentoi edhe njëherë shprehjen e tij për kapjen e "peshqve" të mëdhenj.

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në aktivitetin e zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë, ku janë prezantuar drejtorët e rinj të AL

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij të “Facebook”-ut një video që vjen nga Konsullata e Milanos, ku marrin shërbimet qyteta

Aktori i njohur i humorit Julian Deda, njëkohësisht anëtar i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, përmes një postimi në Facebook iu

Deputetja e PD-së Fatbardha Kadiu, gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Ekonomik Kombëtar, ka lëshuar akuza në drejtim të Krye

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e 27 janarit për të bërë të mundur heqjen e pen

Presidenti i Shqiëprisë Ilir Meta priti sot në një takim z.

Në Kryesinë e Kuvendit u hapën procedurat për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, organi që do të zgjedhë më pas Prokurorin e r

John Leonardo, një prokuror i rëndësishëm në SHBA, tashmë pjesë e tetë këshilltarëve ndërkombëtarë për të pastruar Shqipërinë nga gjyqtar