Ditën e sotme pedagogu dhe politikani Arian Galdini është nderuar me titullin Akademik i Shkencave Sociale nga Akademia Ndërkombëtare e Shkencave Sociale (IASS) me qendër në Palm Beach, Florida, SHBA.

Ky titull akademik i ardhur nga SHBA për pedagogun dhe politikanin opozitar shqiptar duket se e ka gëzuar pamasë Arian Galdinin.

Ai shprehet se ndihet i nderuar, i vlerësuar, por edhe i bekuar nga ky titull i lartë akademik.

Ja edhe njoftimi i plotë i Arian Galdinit në profilin e tij në “Facebook” së bashku me një foto të titullit të ardhur për të nga SHBA:

“Sot jam vlerësuar nga International Academy of Social Sciences (IASS) në Palm Beach, Florida, USA me titullin Akademik i Shkencave Sociale.

Sigurisht që ky titull më nderon dhe më bën të ndihem i privilegjuar dhe i bekuar.

Faleminderit IASS”