Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi me 7 vota pro që t’i japë mandatin e deputetit Astrit Veliajt. Veliaj merr mandatin që dorëzoi Eduard Halimi, pasi dy gratë e listës Juvina Jani dhe Monika Qosja vunë në dijeni KQZ-në se dorëhiqen nga mandati i deputetit dhe për rrjedhojë nuk kanë sjellë në KQZ as formularin e dekriminalizimit.

Astrit Veliaj ka paraqitur gjithë dokumentacionin dhe formularin e dekriminalizimit.

Debati në komision ishte procedurial dhe në fund të mbledhjes me unanimitet iu kalua mandati numrit dy të qarkut të Beratit, Astrit Veliaj.