Gazetarja e ‘News24’ Klodiana Lala teksa komentoi audiopërgjimin që publikoi PD, ku pretendohet se është regjistruar vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj duke bërë biseda me trafikantë droge, deklaroi se ka dyshime që Rama është përfshirë në hetimet e prokurorisë.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala u shpreh se reagimi i kryeministrit ishte shumë i nxituar dhe ngre dyshime për mënyrën e marrjes së audio-përgjimit për ekspertizën.

“Të thuash fjalën montazh duhet që videon ta kesh marrë në mënyrë ligjore. Dhe duhet që ekspertët e licensuar të bëjnë krahasimin e zërit në audio dhe kampionin krahasues që është ai i Agron Xhafajt të cilin nuk e kanë. Nxitimi i kryeministrit më duket i pavend, nëse ai e ka marrë audiopërgjimin në rrugë të tij atëherë kemi një kryeministër që përfshihet në hetime”, tha Klodiana Lala.