Audiopërgjimi/ Salianji e Alibeaj nuk shkojnë në Prokurori për të dëshmuar

Postuar: 17/05/2018 - 10:39

Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një ditë më parë fletë thirrje për tu paraqitur për të dëshmuar, deputetëve të PD-së Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, për audiopërgjimin e publikuar dy ditë më parë ku u tha se shfaqej vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj duke biseduar me një trafikant.

Mësohet se dy deputetët demokratë, Salianji dhe Alibeaj nuk do të paraqiten për të dëshmuar për shkak të seancës së Kuvendit e cila nisi rreth orës 10:00. Ndërkohë që ata ishin ftuar të dëshmonin rreth orës 10:30.

Mësohet se bashkë me ta edhe këshilltari ligjor i PD-së, Gazment Bardhi i ka kërkuar organit të akuzës të caktojë një datë tjetër për t’i marrë në pyetje.

Thirrja e tre demokratëve për të dëshmuar erdhi pas thirrjes publike të kryeministrit të vendit Edi Rama, i cili e cilësoi jo autentik audio-përgjimin e PD-së dhe tha se për këtë dikush duhet të paguante me burg.   

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka komentuar sot ligjin për Teatrin e Ri, i cili ndodhet në tryezën e tij pas miratimit me procedurë të përshpe

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vendimet e bëra nga KPK dje, ku dy gjyqtarë të Gjykatës së Lartë Tom Ndreca dhe Admir Thanza

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi deklaroi të mërkurën se Partia Demokratike ka zbuluar mashtrimin e madh me Teatrin Kombëta

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me koordinatorët e bashkëqeverisjes iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë probleme, të

Pas publikimit të fotos nga zëdhënësja e PD, ku në një tryezë ishin bashkë dy deputetët e PS, Pjerin Ndreu dhe Xhemal Qefalia si dhe ish-

Kryeministri Edi Rama njihet si një ndër politikanët më aktivë në rrjetet sociale.

Deputeti i PD, Luçiano Boçi i ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se është i gatshëm të përballet me ministren e Arsimit Lindita N

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i është përgjigjur komisionierit për Zgjerim Johanes Hahn, i cili tha gjatë vizitës së tij në Tiranë s

Pas takimit të komisionerit për Zgjerim në BE, Johannes Hahn me kryeministrin Edi Rama, ka reaguar kryetarja e Lëvizjes Socialiste për In

Një javë pasi ndoqi finalen e botërorit ku Kroacia u rendit në vendin e dytë, Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarović do të zhvil