Pas dëshmisë të sotme të ish-kreut të Hipotekës së Durrësit, aktualisht deputet i PS, Jurgis Çyrbja, në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit dhe bandës së tij, erdhi reagimi i kreut të vetëngrirë të PD-së, Lulzim Basha.

Në një postim të tij në Facebook, Basha u shpreh se “prania e Çyrbes në Kuvend tregon se lufta për largimin e krimit nga politika nuk ka mbaruar. Me ligjin e dekriminalizimit ne ndaluam futjen e vetë kriminelëve në Kuvend, por tani na duhet të largojmë nga politika edhe shërbëtorët e krimit”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit të Durrësit, Jurgis Çyrbja. Sipas Çyrbjas, në dëshminë e tij ai nuk ka mbrojtur askënd, përveçse ka deklaruar të vërtetën.

Duke i kujtuar Bashës disa nga akuzat që u ngritën ndaj kreut të PD-së, gjatë kohës që ishte pjesë e qeverisë Berisha, Çyrbja thotë: “… sot per ata qe ti po flet dikur i kishe ne krahun tend dhe te mbronin votat ne Farke e gjetke qe ju zotri Dështimi i dini shumë mirë!

Reagimi i plotë i Jurgis Çybjas

I nderuar Z. 21 janari, shitës i territorit Shqiptar, hajdut i 350 milion eurove të rrugës së autostrades Rrëshen-Morinë. Unë jam thërritur si dëshmitar për të dëshmuar kundrejt një çështje qe ka te bëjë me kohën kur kam ushtruar detyrën e regjistruesit pranë ZVRPP Durrës.  Në dëshminë time në asnje moment nuk është mbrojtur askush përveç deklarimit të së vërtetës. Z. Humbës, e dimë të gjithë që nga dëshpërimi njeriu bën gjithçka, por unë nuk jam adresa ku mund të hedhësh deshpërimin tënd. I mbytur nga deshtimet e tua kërkon të kapesh pas shkumës. Jo zoteri se sot per ata qe ti po flet dikur i kishe ne krahun tend dhe te mbronin votat ne Farke e gjetke qe ju zotri Dështimi i dini shumë mirë!