Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka dalë në një konferencë të posaçme para mediave lidhur me hapjen e negociatave dhe mesazheve nga perëndimi që po vijnë. Ai deklaroi se hapja e negociatave lidhet me të vërtetën dhe jo fasadat e kryeministrit dhe se janë tre personat që po e bllokojnë integrimin:

 "Urgjent largimi i Fatmir Xhafajt dhe dhënia fund e mbrojtjes politike që Rama po i bën Tahirit, – tha Basha. – Rama duhet t’i bindet vullnetit të shqiptarëve ose duhet të largohet!"

Pjese nga deklarata:

Mesazhet që vijnë nga Europa po bëhen ëprditë e më të qartë. Hapja e negociatave nuk ëhstë një proces reklamash e lobmiesh. Strategjia e tanishme e ramës përmes nëj fasade që gjërat shkojnë mirë. Por qeveria ëhstë lakuriq para botës. Mesazhet e djehsme të zv.kryetarit të CDU/CSU në Bundestag se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kush për hapjne e negociatave janë pasqyra e vërteta se gënjeshtrat nuk ecin.

E vetmja gjë që na shpëton është e vërteta. Saimir Tahiri duhet të jetë aty ku e kanë vendin të lidhur me krimin dhe drogën; se Fatmir Xhafaj duhet të japë dorëhqjen; nëse duam Evropën duhet të heqim dorë nga manipulimi i votës. Xhafaj e Tahiri janë pengesa kryesore e integrimit europian.

Ndaj urgjent largimi i Fatmir Xhafajt dhe dhënie fund e mbrojtjes politike që Rama po i bën Tahirit.

Rama duhet t’i bidnet vullnetit të shqiptarëve ose duhet të largohet!