Edhe pse kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën, lideri demokrat, Lulzim Basha vazhdoi fjalën LIVE në Facebook, lidhur me audiopërgjimin e Agron Xhafajt, për të cilin deklaroi se është vetëm maja e ajsbergut duke paralajmëruar kështu zbulime të tjera

Në fund të fjalës së tij, Basha përdori edhe shprehjen e kryeministrit Rama “nuk keni parë gjë akoma”, një mesazh ky drejtuar kryeministrit dhe ministrit Xhafaj.

"Ku e morën vesh se cili është dëshmitari nëse siç thotë kryeprokurori Rama videopërgjimi nuk është i vërtetë. Pse në vend që të arrestojnë Agron Xhafajn, po përpiqen të gjejnë dëshmitarin. Ky shtet mafioz ka për qëllim të shkatërrojë çdo provë që do çonte në arrestimin e Agron Xhafajt. Fatmir Xhafajt nuk largohet se policët do shkonin ta arrestonin vëllain e tij. Është e qartë pse ai vazhdon të jetë ministër i Brendshëm, se do të shkatërrojë provat kundër vëllait të tij. Ajo që keni parë është maja e ajsbergut, dhe ajo që do shihni sot është akoma mbi ujë, nuk doja kurrë ta thoja dhe unë këtë por fjalët në gjuhën shqipe kaq janë: Edi Rama e Fatmir Xhafaj nuk keni parë gjë akoma."