Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama që të luftojë bandat dhe krimin e organizuar.

Në një status në Facebook, kryedemokrati shkruan se që të bëhet reforma në drejtësi duhet luftuar krimi, dhe shton se për këtë Kryeministri duhet të ndajë mendjen.

“Edi Rama duhet të ndajë mendjen, nuk mund të jetë edhe me bandat edhe me drejtësinë. Nuk mund të jetë edhe mbrojtësi dhe përfituesi i bandës së Elbasanit, bandave të Durrësit, bandave të Vlorës, bandave të Shkodrës dhe të Lezhes, dhe nga ana tjetër të na dalë si kampioni i drejtësisë. Të dyja nuk rrinë në një vend. O me bandat, o me drejtësinë”, shkruan Basha në rrjetin e tij social Facebook.