Basha vizitë në familjen e policit të vrarë, mesazhi i fortë që jep

Postuar: 13/01/2018 - 11:23

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë sot në familjen e komisar Artan Cukut me rastin e 105-vjetorit të krijimit të policisë shqiptare. Ai ka falënderuar burrat dhe gratë e ndershme nën uniformë që përmbushin me përkushtim e sakrificë detyrën e tyre por tha se sot policia ndodhet në një moment tragjik e tradhtuar nga drejtuesit politikë.

Basha tha se të bësh vetting me Xhafën e Ramën është si t’i varësh mëlçitë ujkut në qafë. Nuk kanë munguar akuzat nga ish-ministrit Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë Haki Çako.

"Dua të jap një mesazh për të gjithë punonjësit e policisë për sakrificën, përkushtimin, trimërinë dhe kurajën me të cilën përmbushin detyrën e tyre. Policia ndodhet në një moment tragjik e tradhtuar nga drejtuesit politik. Nëse më parë policët ndodheshin në ballë të luftës sot kriminalët ndodhen në kupolën e policisë. Shqipëria është në këtë gjendje sepse Policia e Shtetit është dorëzuar nga politika, pushteti i korruptuar krimit dhe veprimtarisë kriminale. Shërbimi më i madh ndaj burrave dhe grave nën uniformë të bashkohemi në një aleancë vlerash të shporrim krimin në pushtet. I bëj thirrje çdo burri dhe gruaje nën uniformë të gjejë forcën. Korrupsioni në polici nuk nisi nga policët por nga koka. Vettingu nga Xhafa apo Edi Rama është si t’i varësh mëlçitë ujkut në qafë."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama për “President të Përbashkët” gjatë vizitës së tij në Ko

Idetë për ndryshimin e kufijvë në Ballkan, presidenti Ilir Meta i konsideron  tentativa të dëshpëruara për mbivendosjen e agjendave popul

Mediat greke kanë reaguar ashpër pas refuzimit të presidentit shqiptar Ilir Meta për të autorizuar ministrinë e jashtme, për të negociuar

Ish-deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, e cila në këtë legjislaturë mbeti jashtë Kuvendit të Shqipërisë, gjatë një interviste në “Pasdite n

   I ftuar në emisionin më të ri në ABC News, “Provokacija” nga Mustafa Nano, kryeministri i vendit tha se negociatat me BE-në do të hape

   Deputetja e PD-së, Fatbardha Kadiu, ka denoncuar në një status në Facebook, atë që ajo e cilëson shkatërrim të thesarit arkeologjik.

   Partia Demokratike dorëzoi të martën në Kuvend kërkesën për mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama për heqjen nga skema e ndihmës e

Beqir Nuredini është kryetari i parë i bashkisë që po hetohet pas prishjes së aleatëve PS-LSI-PDIU.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo një Presi