Pasi la mandatin e deputetit Bashkim Fino i cili kandidon për kryetar të FSHF-së, deklaron se tërhiqet nga të gjitha funksionet brenda Partisë Socialiste.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fino, përmes një postimi në Facebook, ku shkruan:

"Pavarësisht se nuk jam i detyruar ligjërisht, sapo i paraqita dorëheqjen Kryetarit të Partisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm nga funksioni i sekretarit organizativ dhe administrativ të Partisë Socialiste. Ky akt, vjen për të evituar çdo paragjykim, për një garë të drejtë dhe të ndershme, në kuadër të kandidimit tim për postin e presidentit të FSHF.

Bashkim Fino"