BE reagon për Saimir Tahirin

Postuar: 12/02/2018 - 18:32

   Takimi i 12-të i Komitetit të Stabilizim Asociimit Shqipëri- BE, nuk i është “shmangur” dot çështjes së shumëdebatuar të dosjes së ish-Mininistrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe lidhjes së tij të mundshme me grupin kriminal të Habilajve.

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin është pyetur nga gazetarët për dosjen e Tahirit, në një kohë kur vetëm pak ditë më parë dosja shkoi në Gjykatën e Lartë nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, me qëllim mundësimin e bllokimit të lëvizjes së ish-Ministrit në vende të tjera.

Romana Vlahutin u shpreh se delegacioni i BE-së po e vëzhgon me shumë kujdes këtë hetim të prokurorisë dhe pret që rezultatet të duken sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Heqja e imunitetit është një përgjegjësi sovrane e parlamentit. Presim me padurim që çështja të përfundojë nga ana e prokurorisë. Ne po monitorojmë nga shumë afër të gjithë procesin dhe presim rezultatet të bëhen publike sa më shpejt"- ka deklaruar Vlahutin.

Vlahutin ka folur dhe për kultivimin e kanabisit në Shqipëri, një çështje të cilën e ka ngritur deputeti demokrat Aldo Bumçi.

"Ai grafik ( I Guardia di Finanza) tregon se po punohet akoma më shumë. Ne varemi shumë nga informacioni që kolegët tanë italianë na japin. Kultivimi i kanabisit është problem i hershëm. Aksioni në Lazarat nuk ndihmoi që ky problem të zhdukej, të dhënat e Guardia di Finanza thuhet se është rritur kultivimi. Por sipas saj në 2017-ën ka pasur një ulje dramatike, jemi në pritje të shohim se si do të jetë 2018-a. Nisur nga eksperienca e lazaratit, presim qëndrueshmëri”- tha Vlahutin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Partia Demokratike përmes një deklarate zyrtare kërkoi nga kryeministri Edi Rama që të shkarkojë nga detyra kryebashkiakun e majtë të

   Ish-Presidenti Bujar Nishani reagon në lidhje me dekorimin e ish-deputetit të PS-së, Gafur Mazreku i cili i bëri atentat në parlament,

   Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin i konsideron thashetheme diskutimet e ditëve të fundit se në Shqipëri do t

Presidenca e Shqipërisë ka reagur për vendimin e shpalljes “Qytetari Nderi” i Hasit, të Gafur Mazrekut, i cili plagosi me armë brenda amb

Sipas të gjitha gjasave kryqëzata e personalizuar e Edi Ramës për të bindur shtetet anëtare të BE që të hapin negociatat me Shqipërinë nu

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar ka reaguar rreth vendimit të dhënies së tiutllit "Qytetar nderi" nga Bashkia

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PS-së e zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, kritike e hapur e kreut të PD-së, Basha, e ftuar në KAPITAL në Vizion Plus,

Rinegociimi i marrëveshjes së detit me Greqinë ka pështjelluar sërish opinionin publik.

Pas lajmit se Partia Socialiste shtoi në radhët e saj dy deputete të reja nga PDIU, Reme Lalën dhe Elena Xhina, kjo e fundit ka reaguar p