Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili akuzon kryetarin e Bashkisë së Shijakut se po gjobit ndërtuesit. Sipas denoncuesit, kryebashkiaku iu thotë ndërtuesve se nëse duan leje, duhet të marrin betonin tek firma e tij.

Denoncuesi shkon edhe më tej me akuzat dhe thotë se me drogë ka mbyllur problemet e dekriminalizimit.

STATUSI I BERISHËS

Narko kryetari i Shijakut, beton kryetar si Gjushi!
Ai fiton çdo tender të qytetit të tij.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital:

-Narkokryetari ka firmë ndërtimi, betoni.
-Është subjekt i dekriminalizimit!
-Me drogë ka arritur të mbylle problemet e dekriminalizimit. sb

“Përshëndetje doktor. Kryetari bashkisë Shijak po gjobit ndërtuesit në Shijak nqs doni leje ndërtimi betonin duhet ta merrni tek ai se ai ka firma betoni që ia kaluar vëllait. Të gjithë tenderët, rrugë, stadium, trotuare i merr vet. Ky person e kap ligji dekraminizimit ka pas probleme kur ka qenë polic dhe një problem edhe më të rëndë. Ky është mik i ngushtë me Haki drogën dhe droga ka bërë shumë që t’ia fshij atij problemet. respekt”