Nga foltorja e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer aspak akuzat për pasardhësin e tij lidhur me takimin e zhvilluar ditën e djeshme mes Ramës dhe pedagogëve.

Berisha tha se kryeministri Rama dje përdori gjuhën e Shullazit me pedagogët në Universitetin e Tiranës.

"Në këtë seancë shqiptarët panë kreun kreun e të gjithave në Shqipëri që ka ndërmarrë nga pozitat e injorancën totale të dështimit të plotë, të zhulit të injorancës. Një sulm kombëtar kundër elitës së kombit. Kjo që po zhvillohet në Shqipëri është replikë e kohërave më të zeza. Vulgarët, kriminelët morën pushtetin deh iu përveshën me egërsinë më të madhe. Asgjë nuk ka për një komb më jetike sesa sistemi arsimor. Por siç dëshmon Piza, në dy vlerësimet e saj ky sistem nisi ngjitjen, pavarësisht se injorantët pas meje, kryenarkotiku dhe ndrikull Nikolla, dolën e tundën ‘Eureka’ fituam. S’kanë asgjë të përbashkët me arsimin. Me atë ligj që ky mburret ka vendosur për fëmijët tuaj tarifat më të larta të kontinentit europian. A e dini ju që me ligjin që bëri paratë e taksave tuaja ua kalon universiteteve që i sjellin euro me çanta në zyrë. Ai prej 5 vitesh ka bllokuar specializimet. Pasi dështoi të emëroj rektorin me shullazët e tij, shkoi dje dhe foli me gjuhën e Shullazit para akademikët. Edhe Shullazi do ta kishte lakmi gjuhën që përdori para pedagogëve. Tani me Mynyr Konin s’bëjnë dot pazare, si me atë zonjën që kishte bërë takime paraprake për tenderat e universitetin."