Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi të mërkurën në darkë se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj do dorëhiqet dhe kjo është vetëm çështje ditësh.

“Fatmir Xhafaj është i ikur, kjo është çështje ditësh”, – u shpreh Berisha në emisioni “Byro Politike” në ABCNews sa i takon Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Deputeti demokrati theksoi se presioni ndërkombëtar do të jetë në rritje ndaj Xhafajt teksa zbuloi edhe zëvendësuestin e tij: “Do të jetë Taulant Gurra (Balla) që do të pasojë Fatmir Xhafajn”.

Sakaq, Berisha e akuzoi Xhafajn si një njeri hipokrit, i cili fshehu dënimin e vëllait për vite me radhë.