Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë qenë duke folur njëkohësisht, i pari në Berat dhe i dyti në protestën e opozitës që u mbajt sot në Tiranë.

Secili live në profilin e tij në “Facebook”, aty ku audienca e shikuesve matet shumë mirë dhe në mënyrë transparente nga të gjithë .

Megjithëse kryeministri Rama ka më shumë ndjekës në faqen e tij ( mbi 1 milion e 134 mijë veta) online kishte vetëm 245 shikues. Kurse Basha që ka thuajse gjysmën e ndjekësve të Ramës (mbi 576 mijë veta),  po ndiqej në internet në të njëjtin moment nga rreth 1100 persona.