Situata kaotike e krijuar në lagjet e Durrësit për shkak të përmbytjeve si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, nuk i ka shpëtuar vëmendjes së ish-kryeministrit Berisha.

Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video nga përmbytjet në qytetin bregdetar, të cilën e shoqëron me akuzën për kryebashkiakun Dako.

“Megallomania kriminale e nje burreci qe ka shkaterruar Durresin 3 mijevjecar. Nje qytet qe permbytet sepse Dako ndan parate me bandat mafioze! Sb”,- shkruan Berisha në postimin e tij.