Pak pas dorëzimit të kërkesës së Partisë Demokratike, që iu dorëzua Byrosë, për përjashtimin me 10 ditë nga seancat të deputetit Pjerin Ndreu, Kuvendi ka refuzuar kërkesën e opozitës.

Kreu i Byrosë, Gramoz Ruçi deklaroi se këtë kërkesë nuk mund ta shqyrtojë kjo mbledhje pasi nuk ka kompetencë për rastet kur deputetët "shahen nëpër komisione".