Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edith Harxhi kërkon që të largohet Lulzim Basha dhe Sali Berisha të rikthehet në drejtim e Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në "Twitter", teksa kujton fitoren e parë të PD-së në 1992-shin, Harxhi thotë se Berisha duhet të rikthehet në ballë, pasi është se vetmja figurë që mund të mbledhë dhe bashkojë të djathtën shqiptare. Edith Harxhi thekson se sot PD është më rëndë se kurrë.

"Ndoshta ka ardhur koha qe Z. Berisha te rikthehet ne balle si e vetmja figure qe mund te mbledhe, bashkoje, koordinoje te djathten kunder te keqes se madhe. De Gauli shqiptar duhet te kthehet. Bace kthehu e na prije.

Sot eshte 22 marsi dite e shenuar e demokracise tone por fatkeqesisht sot PD eshte me rende se kurre ne nje kohe qe duhej te ngjallte shprese perkundrejt dhunes politike ekonomike dhe shoqerore te qeverise aktuale. PD duhet te ringrihet dhe te ndale krimin dhe korrupsionin", shkruan ajo në "Twitter".

Edith Harxhi është një nga kritiket më të forta të kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Basha. Edith Harxhi së bashku me Patozin, Imamin, Topallin, por edhe figura të tjera të PD-së kanë kundërshtuar mënyrën e drejtimit të së djathtës nga Basha dhe procesin e rizgjedhjes në korrik të vitit të kaluar.

harxhi per bashe berishe