Në një postim në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij mesazhin e një oficeri dixhital, i cili shkruan se baroni i drogës i arrestuar në Turqi, ka lidhje të afërta me politikanë të Partisë Socialiste.

"Met Kanani është një ndër eksponetet e trafikut të drogës më të fuqishëm të jugut, me origjinë nga Patosi me lidhje shumë të forta politike me kupolen më të lartë të Partisë Socialite, ministra dhe qeveritarë të majtë vendor", thuhet në mesazhin e oficerit dixhital.

POSTIMI I PLOTË

Lexoni mesazhi e oficerit dixhital! sb

“Mirembrema Dr jam oficer policie, baroni i droges Met Kanani i kapur dje ne Turqi eshte nje nder eksponetet e trafikut te droges me te fuqishem te jugut, me origjin nga Patosi me lidhje shume te forta politike me kupolen me te larte te Partise Socialite ministra dhe qeveritar te majte vendor Ai esht bizesmen dhe sponsorizus i rendesishem ityre prej vitesh . Ky person ka qe nga viti 2015 qe i ishte vene nofka nga autoritetet nderkombetare "ujku i detit" dhe ka trfikuar me nje super skaf ne Turqi, Greqi dhe Itali lende narkotike canabis stativa dhe heroine dhe arme. Ka burime te forta qe ky klan ka punuar me Klement Balilin dhe Habilajt e Tahirit.Eshte ne kerkim nderkombetar ne disa shtete te BE.”