"Pasi shembi shtëpi dhe biznese me ndërtimet e rrezikshme, Gjushi braktis banorët në fatkeqësi!"

Kështu shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook, teksa ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital.

Sipas asaj që qytetari dixhital denoncon tek deputeti demokrat, si pasojë e rrëshqitjes së dherave në Kodër Currila po rrezikohen 5 shtëpi ndërsa janë mbyllur 3 biznese pasi dheu po i merr përpara ndërsa instancat më të larta të qytetit nuk kanë marrë asnjë masë.

STATUSI I PLOTË

Pasi shembi shtepi dhe biznese me ndertimet e rrezikshme, Gjushi braktis banoret ne fatkeqesi!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mirmbrema.Doja te ndaja nje shqetsim me ju.Si ka mundesi qe askush nuk reagon per rreshkitjen masive te Kodres ne Currila,flas per reagim ne instancat me te larta,sepse aty jan braktisur rreth 5 shtepi dhe jan mbyllur 3 biznese pasi dheu gati po i mer perpara,ka 1 jav qe as dheu nuk pastrohet,nderkohe per te bere pallatet qe mbin cdo dite neDurres, kamionet dhe skavatoret i hapin gropat me mijra meter katror brenda nates dhe dheut ja gjejn vendin. eshte 1 situate dramatike dhe pote kishte prokurori dhe shtet Vangjush Dako dhe komplet zinxhiri qe investuan ne ate projekt mafioz milionaeuro para fushates 2015 qe sot jan bere balte,do ishin ne burg.Un jam i mendimit qe po te meret 1 dron dhe te filmohet gjendja nga lart do te shikohet se cfare drame eshte.Shendet e gjith te mirat.”